Kandidati i Edi Ramës në bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku u shkarkuar ditën e sotme nga KQZ-ja sepse kishte fshehur arrestimin e tij në vitin 2003 në Greqi.
Me 5 vota pro dhe asnjë kundër, KQZ-ja e miratoi edhe kërkesën e bërë nga prokuroria, ndërsa tani ndaj Kajmakut ka nisur një hetim dhe nëse provohen akuzat, ai rrezikon deri në 4 vite burg.
Menjëherë pas këtij vendimi edhe Edi Rama doli nga mbledhja që kishte organizuar me disa struktura të PS-së të zonave veriore të vendit.
I vrerosur pas vendimit të KQZ-së për shkarkimin e kandidatit të dytë të tij, Rama nuk ka preferuar që të flasë shumë për mediat.
“Institucionet janë institucione”, tha Rama, duke dashur që dështimet në zgjedhjet e tij, të ua faturojë të tjerëve, siç edhe ka bërë gjithmonë.