Rama dërgon forcat speciale në Shkodër, policia tenton të futet me dhunë në KZAZ, tensionohet situata

Është tensionuar situata sot në Shkodër, në një nga KZAZ-të e këtij qyteti, ku Policia dhe FNSH kanë mësyrë në dyert e kësaj qendre votimi dhe kanë kërkuar të futen në të.

Por punonjësit e baskisë dhe ish-deputetë të PD-së, nuk i kanë lejuar të futen brenda dhe kanë mbyllur dyert, pasi ata kërkojnë lirimin e kësaj qendre votimi, në respekt të Dekretit të lëshuar nga Presidenti për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në një komunikim me Fax news, Voltana Ademi deklaroi se godina në fjalë është pronë e Bashkisë, dhe se policia nuk i bindet ligjit, por vetëm urdhërave të Edi Ramës.

Bashkia Shkodër nis lirimin e ambienteve të KZAZ-ve

Në mbështetje të ligjit “Për qeverisjen vendore”, bashkia Shkodrës ka kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, përmes një shkrese me firmë të kryetares Voltana Ademi, që të jetë prezente në momentin kur do të largohen materialet zgjedhore të vendosura nëpër KZAZ-të ku ishte parashikuar që do të votohej për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas kësaj kërkese, kjo pocedurë do të ndiqet në zbatim të dekretit të Presidentit lëshuar me datë 10 Qershor me të cilin ç’dekreton datën 30 Qershor si datë zgjedhjesh, dhe që sipas saj, është botuar në fletorën e zytare.

Bashkia e Shkodrës kërkon nga Policia që të jetë prezente dhe në mbështetje për lirimin e ambjenteve të caktuara për KZAZ por që janë në pronësi të bashkisë.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Presidenti Meta thërret në takim ambasadorët e BE
Artikulli tjetërForcat speciale tentojnë të futen me dhunë në KZAZ, reagon PD: Urdhër politik i Edi Ramës!