Rama dhe Agaçi pas dokumentit të falsifikuar të Tahirit

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Noriega dhe Don Agaçio prapa dokumentit të falsifikuar të Saimir Trafikut! “Të dashur miq, fill pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit të Ramës për të mos dorëzuar kriminelin tek drejtësia, për shkak se e merrte me vehte ai, për të mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjencë incognito sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për të nxjerrë një vërtetim se Tahiri nuk është nën hetim në Itali.
Burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numër protokolli dhe si i tillë ishte një falsifikim pa vlerë dhe denoncuam publikisht si angazhimin e Ramës dhe Don Agaçios ashtu dhe falsitetin e dokumentit.
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë si falsitetin e dokumentit ashtu dhe implikimin direkt të Noriegës dhe mafiozit famoz Don Agaçio në falsifikim dokumentash të shtetit mik dhe mashtrimin e publikut shqiptar”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakZbulohen lidhjet e ish-drejtorit të Policisë me Habilajt dhe Orest Sotën
Artikulli tjetërTahiri sot në Gjykatë për lidhjet me Habilajt, Sotën dhe “Audin”