“Rama dhe Berisha do t’i ndërtojnë listat sipas ‘kriterit’ të besnikërisë”/ Lapardhaja: Rasti ‘Çyrbja’ vërtetoi lidhjet e krimit me PS-në

Analisti Namir Lapardhaja tregoi dallimet, të përbashkëtat dhe strategjitë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, sa i përket mënyrës së zgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në një lidhje me Skype në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, nën moderimin e Aleksandër Furxhi, Lapardhaja u shpreh se si PS ashtu edhe PS i publikojnë listat e kandidatëve në minutë të fundit.

Sipas analistit, kjo ndodh pasi pavarësisht disa kritereve dhe rezultateve të primareve, në fund Berisha do të zgjedhë personat që i kanë qëndruar më besnik.

Namir Lapardhaja nënvizoi se kryeministrit Rama do i duhet të krijojë një listë me persona anonimë, persona të rinj, pasi disa prej të vjetërve janë të përfshirë në botën e krimit

Pjesë nga biseda:

Ku ngjajnë dhe ku ndahen dy forcat e mëdha politike në mënyrën se si i kanë ndërtuar listat e kandidatëve?

Lapardhaja: Forcat e mëdha politike kanë treguar që listat e deputetëve i lënë për minutat e fundit. Për shkak se, pavarësisht se çfarë deklarojnë publikisht, në fund të ditës do të jenë Berisha dhe Rama ata që i zgjedhin kandidatët në bazë të disa kritereve në thonjëza. Kriteri i vetëm është besnikëria ndaj kreut të politikës. Rama, duke filluar nga viti 2009, ka hartuar një listë, disa prej të cilëve kanë pasur probleme të mëdha me botën e krimit. Tashmë Ramës do t’i duhet të krijojë një listë totalisht të re, ndërsa Berisha është më i qartë, pasi do një grup të vogël besnik.

Berisha ka thënë se rezultatet e primareve do të korrigjohen disi. Se si do të bëhet ky regjistrim nuk është ende i qartë. Si mendoni për këtë linjë që ka zgjedhur Berisha?

Lapardhaja: Korrigjimi është që në ato lista do të vendosen personat e tij besnikë dhe ata që e kanë ndihmuar, që i kanë qëndruar besnikë. Nuk ka sot njerëz në PD që mendojnë se më 11 maj partia e Berishës do të jetë alternativë fituese. Beteja e tyre është një betejë për opozitarizëm.

Pritet që Rama të fusë në listat e sigurta më shumë të rinjtë, dhe të vjetrit duhet të “djersijnë” për të marrë pëlqimin e qytetarëve. Si e mendoni ju?

Lapardhaja: Përgjimet e fundit të SPAK dhe rasti i “Çyrbjas”, tregojnë që ndikojnë tek Rama dhe Partia Socialiste. Ramës, me këtë imazh pothuajse të shkatërruar, i duhet të krijojë një listë me persona anonimë, persona të rinjë.

/vizionplus.tv

Exit mobile version