Lidhur me votimin e Reformës Zgjedhore nga PD e Berishës dhe PS e Ramës, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Lulzim Basha, i cili shprehet se votimi i sotëm është një pazar kundër SPAK dhe kundër Shqipërisë.
Kreu i demokratëve euroatlantikë shprehet më tej se Rama dhe Berisha janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk mund të qëndrojnë në këmbë.
“Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton!” – përfundon reagimin e tij Basha.
Më poshtë postimi i plotë:
Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.
Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë.
Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton!