Rama dhe Berisha mbajnë pengë Shqipërinë!

Nga Namir Lapardhaja

Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!

Rama mban peng Shqipërinë, Berisha opozitën.

Rama vjedh shqiptarët, Berisha shpresën për ndryshim.

Rama manipulon turmat, Berisha militantët.

Rama ushqen oligarkët, të cilët Berisha i krijoi.

Rama kontrollon të njëjtat media që mbajnë Berishën në lojë.

Rama do të hetohet për korrupsion, Berisha po gjykohet si i korruptuar.

Rama largoi njerëzit nga vendi, Berisha zvogëloi PD-në.

Rama mbështetet nga ‘të fortët’ për vota, Berisha organizoi me ta “Foltoren”.

Rama çoi krimin në Parlament, Berisha përdori krimin për të rrëmbyer partinë.

Rama do të zhbëjë SPAK-un, Berisha do të shkrijë Prokurorinë e Posaçme.

Rama është më i kamufluar, Berisha më i lexueshëm.

Rama është më modern në artikulim, Berisha më folklorik në mashtrim.

Rama kur sheh një turmë njerëzish, mendon si t’i shtypë me këmbë, Berisha kur sheh turma njerëzish preket, loton dhe fillon u mban fjalime.

Rama ka ndërtuar një sistem hipokrit, Berisha udhëheq një turmë të verbër.

Rama ka vrarë garën, Berisha ka depersonalizuar partinë.

Rama mban në politikë Berishën, Berisha mban në politikë Ramën.

Të dy mbajnë peng Shqipërinë.

Artikulli paraprak“SPAK nuk kontrollohet nga askush”, ambasadori i BE-së fut në “ankth” politikën: Puna e Prokurorisë së Posaçme sapo ka filluar!
Artikulli tjetërKërcënimi i heshtur që po “gllabëron” tokat! Rreth 150 km të vijës bregdetare në Shqipëri po i nënshtrohet erozionit. Investigimi i Vetting