“Rama dhe korrupsioni i qeverisë së tij, shkaktari kryesor që shqiptarët largohen”/ Endri Hasa: PD i qëndron propozimeve për votën e diasporës

Anëtari i kryesisë së PD, Endri Hasa, në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, shkruan se “Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar janë shkaktari numër një se pse shqiptarët kanë braktisur vendin e tyre dhe kanë marrë udhët e botës”.

“Në vend që të organizojë takime me diasporën, të mbushur me autobuzë nga Shqipëria, Edi Rama e ka të thjeshtë, të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për votën e diasporës dhe t’i bëjë ato pjesë sa më parë të debatit parlamentar.” – vijon më tej Hasa.

“Partia Demokratike e Shqipërisë i qëndron propozimeve të saj për votën e diasporës si e vetmja mënyrë për të treguar vullnetin e duhur politik për t’u ofruar të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë një të drejtë elementare.” – e mbyll ai reagimin e tij.

Më poshtë reagimi i plotë:

Gjatë njëmbëdhjetë viteve të Edi Ramës në pushtet janë larguar më shumë shqiptarë se sa kurrë më parë në 3 dekada demokraci në vend.

Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar janë shkaktari numër një se pse shqiptarët kanë braktisur vendin e tyre dhe kanë marrë udhët e botës.

Është paradoksale dhe hipokrite të organizosh takime me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe ti mbushësh me autobuzë nga Shqipëria.

Por Edi Rama nuk është vetëm nona e korrupsionit, ai është edhe nona e hipokrizisë dhe e tallavasë.

Në vend që të organizojë takime me diasporën, të mbushur me autobuzë nga Shqipëria, Edi Rama e ka të thjeshtë, të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për votën e diasporës dhe t’i bëjë ato pjesë sa më parë të debatit parlamentar.

Mirëpo, Edi Rama nuk e do një gjë të tillë, sepse ai është shkaku kryesor i largimit të njerëzve nga Shqipëria.

Partia Demokratike është e vendosur në propozimet e saj për votën e diasporës që do ti mundësonin bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen ushtrimin e një të drejtë kushtetuese, si të gjithë qytetarët e Evropës.

Partia Demokratike e Shqipërisë i qëndron propozimeve të saj për votën e diasporës si e vetmja mënyrë për të treguar vullnetin e duhur politik për t’u ofruar të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë një të drejtë elementare.

Artikulli paraprakZYRTARE/ Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike 2024, edhe Duadev në aktivitetin më të rëndësishëm të vitit
Artikulli tjetërMaqedonia e Veriut në udhëkryqin e integrimit dhe destabilizimit!