Rama dhe PS me në krye Edi Ramën, kërkon me ngulm që të marrë një mandat të tretë duke thyer hapur edhe ligjin.
Siç mëson albeu.com, një skandal ka ndodhur me të dhënat e votuesve potencialë pasi kandidatët e PS-së kanë siguruar kontaktet dhe të dhënat e qytetarëve në zonat përkatëse, të cilat kanë lënë gjurmë në e-Albania që nga koha e karantinës së parë totale, kur të gjithë aplikonin për leje daljeje.
Të dhënat janë përdorur nga kandidatët për të marrë në telefon qytetarët duke i cënuar kështu privatësinë dhe duke synuar manipulimin e tyre për të marrë votën në fund.
Qytetarët dëshmojnë se në momentin që nuk i përgjigjen telefonatave, marrin mesazhe propagandistike edhe në rrjetin social Whats App, gjë që sipas tyre është shumë shqetësuese.