“Rama dhe rrethi i tij janë njerëz pa atdhe”

Gazetari Sebastian Zonja duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” tha që kryeministri Edi Rama dhe njerëzit që e rrethojnë janë njerëz pa atdhe.

Sipas Zonjës Edi Rama lëviz mes të qenit ish-jugosllavist apo pan ballkanist dhe një lloj amerikanate ku çdo gjë zgjidhet me treg të lirë.

“Rama është pjesë e asaj partie që kreu masakrën e Tivarit. Ajo parti e bart këtë fakt historik. Nuk ka kërkuar asnjëherë falje, edhe pse kemi pasur komision hetimor. Kurti i ka hequr përdorimin e Kosovës Edi Ramës. Rama s’e përdor dot në konferenca ndërkombëtare Kosovën, siç ia hoqi edhe Haradinaj me një të sharë të thjeshtë. Vet Rama dhe rrethi që e rrethon janë njerëz pa atdhe. Ky lëviz midis të qenit ish-jugosllavist, pan ballkanizmit, dhe një lloj amerikanate ku çdo gjë zgjidhet me treg të lirë. Në të dyja këto nuk ekziston atdheu. Në psikologjinë e tij ai është ose ish-jugollsavist ose amerikanist dhe për treg të lirë. Tregu do t’i zgjidhë të gjitha, nuk ka komb, atdhe, nuk ka identitete, gjithçka lëviz dhe ku mjafton që ky të performojë. Nuk ka asnjë lloj bindje”

Artikulli paraprakMesazhet e të dërguarit të SHBA, cilat janë dosjet që pritet të hapen gjatë 2025-ës?
Artikulli tjetërQeveria e TikTok-ut të mbyllur!