“Rama dhe shokët e 313-s zhytën Shqipërinë në korrupsion”, Basha: Mbështetje totale për SPAK, programi ynë lehtëson biznesin dhe ndihmon familjen

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikj, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Alfred Ahmetcenaj, zhvilloi një takim me qytetar dhe sipërmarrës nëzonën e Astirit në Tiranë.
Basha foli për disa nga pikat e programit që do të sjellin mirëqenie për shqiptarët.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Basha gjithashtu përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament. Ai tha se vetëm vota për numrin 4, Koalicioni Euroatlantik, është votë për mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit.
Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

Artikulli paraprak“Programi realizohet nëse lekët nuk shkojnë tek 7×7-313”, Basha me të rinj që votojnë për herë të parë: 4 kampuse të teknologjisë së informacionitzbutje të kredive për çiftet e reja dhe bonuset për bebet vetëm disa nga zotimet e Koalicionit Euroatlantik
Artikulli tjetërGjergji Nika: “Gjithçka është e mundur, nëse ndalojmë korrupsionin!”