- Edi Rama dhe Erjon Veliaj bëjnë show propagande me librat “falas”, ndërsa prindërit harxhojnë buxhetin e familjes për librat me çmime të rritura
- Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI
Jemi pranë njërës prej librarive të kryeqytetit ku siç shikohet ka rradhë, madje gjatë drekës ka edhe më shumë, sepse njerëzit dalin pak më herët nga puna për të shfrytëzuar rastin që të blejnë librat për fëmijët e tyre.
Pra për pos fakti që çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, janë pra me çmim të lartë që variojnë nga 8 mijë lek të reja deri në 12 mijë lek të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur rradhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre.
Ndërkohë nga ana tjetër, dy showman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për ti blerë nga një prind që është I papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta. Nga ana tjetër Edi Rama dhe Erjon Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncensione duke filluar me rrugën Milot-Balldren apo Orikum-Dukat për të cilat është abuzuar me 328 milion euro, ndërkohë që duke i shtuar kësaj shume abuzimet me Unazën e re, koncensionet PPP, para të cilat Edi Rama dhe Erjon Veliaj shumë mirë mund ti vendosnin si prioritet për qytetarët dhe nevojat e tyre prioritare. Por ata kanë vendosur prioritet nevojat personale dhe të oligarkëve më të cilët ata përfitojnë dhe ndajnë fitimet.
Ky është realiteti, jo ai që prezanton Rama dhe Veliaj.
Realiteti është ky, realiteti i prindërve të cilët qëndrojnë në radha të gjata për ditë të tëra për të përfituar çmime me çmime të larta, çmime të cilave u shtohen edhe shpenzimet për mjetet e nevojshme. Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. E mos më keq ata që nuk kanë as para, duhet të marrin hua, për të blerë librat për fëmijët.
Ky është realiteti i trishtë shqiptar që u ofron Edi Rama dhe Erjon Veliaj fëmijëve. Një tjetër hall për familjet shqiptare dhe jo një ditë e bukur më për ditën e parë të shkollës.
Një hall i madh është dita e parë e shkollës për familjet shqiptare.