Rama tregon para deputetëve se Dhori Kule ka qenë ai që ka spiunuar rektorin Mynyr Koni tek ministria e Arsimit. Rama ka dhënë detaje edhe për llojin e spiunimit që ka pasur të bëjë me disa zhvillime financiare në universitet, por që janë hedhur poshtë nga Rektori Koni.
“Prerja e kokave?” Kryeministri tregon çfarë fshihet pas: Katër dekanë kanë kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës. Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se ata kanë dorëzuar dhe dokumentet ku vërtetojnë se rektori ka shkelur ligjet.
Rektori i Universitetit të Tiranës ka hedhur akuza mbi kancelarin dhe bordin e administrimit që sipas tij e kanë futur në kolaps funksionimin e universitetit.
Mynyr Koni: Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit 2017, kancelari dhe për pasojë bordi nuk kanë zhvilluar asnjë procedura duke penguar dhe duke kaluar në kolaps funksionimit e UT. Veprimet e tyre kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit duke marrë rolin e punëdhënësit që në asnjë nen të arsimit të lartë, kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit. Ashtu edhe bordi i administrimit në asnjë nen nuk ka të drejtë të emërojë ose shkarkojë punonjës të rektoratit të UT, por ligji i ka dhënë të drejtën të vetëm emërimin dhe shkarkimin e administratorit të universitetit.
Paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës
Koni tha gjithashtu se paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës.
Mynyr Koni: Drejtoria e Burimeve Njerëzoreë që nga mesi i dhjetorit është e bllokuar ku ndodhet i gjithë dokumentacioni me të cilën punohet. Pengohen me urdhër verbal punonjësit të futen në UT. Vazhdojnë mos paguhen punonjës që kryejnë detyrën përkatëse sipas specialitetit të tyre. Paguhen punonjës që i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë është informuar ministria dhe nuk ka asnjë reagim. Bordi është një strukturë e cila ka përgjegjësi ligjore për veprimtarin financiare dhe administrative, por që garanton përmbushjen e misionit e cila e realizon senati akademik. Bordi nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj senatit akademik.