Në ditën e 17 të protestës së tyre, banorëve të zonës së ‘Astirit’ të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile si dhe artistë të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, aktori Neritan Licaj kërkoi nga banorët që të mos tërhiqen, pasi asgjë nuk kanë cfarë ju bëjnë. Ai tha se Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën.
“Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’ju bëjnë. Kemi të bëjmë me një pushtet anti kombëtar. Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën. Do i mblidhemi tek Kryeministria dhe do flasë si Rikardi i tretë ‘një kalë, një kalë’. Qëndroni se asgjë nuk kanë për t’ju bërë. E kanë ditën e shkurtër”, tha aktori Neritan Licaj.