Rama do largohet si një kryeministër i falimentuar, pa kuptuar dot asgjë se si dhe pse falimentoi!

Nga Spartak Ngjela

Çfarë e shtyn Edi Ramën që duke qenë kundër shqiptarisë kërkon të reformojë forcën serbo – ruso – franceze kundër zhvillimit etnik të shqiptarëve në Kosovë.

I.
Ajo se çfarë po duket nga veprimet aktuale të Ramës, dallohet se Rama po ka një ndjenjë inferioriteti kundrejt intelektit të lartë shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë.

Kot lodhet se, edhe pse ka një dëshirë antishqiptare, Beogradi, Moska dha Parisi po zhgënjehen për forcën e tij të intelektit politik.
Sepse…

Rama nuk ka formim akademik për të qenë një intelektual i logjikës reale për shtetin, dhe prandaj po vuan në antishqiptarizmin e tij. Asgjë nuk do të bëjë dot, sepse dihet që Shqipëria dhe Kosova janë nën kontroll të fortë amerikan në mbrojtjen reale të shqiptarisë.

Kot e ka ky birbo që futet aty ku kanë thyer hundët të gjithë kundërshtarët antishqiptarë në mbi 500 vite rresht.
Asgjë nuk i bën dot ti shqiptarisë, o Ramë ziu!
Asgjë.

Kot lodhesh do të ikësh e të thyesh qafën nga posti i kryeministrit.

II.
Antishqiptaria sot është në krizë.
Kjo i ka mërzitur të gjithë, sidomos arresti dhe akuza për korrupsion që SPAK i ka ngritur Sali Berishës, ka krijuar tension në Beograd dhe në Moskë.

Edha Rama në turbullirë mendore është, por nuk po kupton dot asgjë, sepse nuk e di se sa e fortë dhe se sa inteligjente është forca amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë.

Rama do largohet si një kryeministër i falimentuar, pa kuptuar dot asgjë se si dhe pse falimentoi.
Kurse…

Një ndodhi banale ishte ngritja e Komisionit Parlamentar për t’iu kundërvënë me forcën e Parlamentit hetimeve antikorrupsion që ka ngritur SPAK, sidomos se ky komision mendojej prej tyre se do të ishte në ndihmë të Sali Berishës.

Janë naivë dhe mediokër të dukshëm në analizat politike të drejtësisë dhe të akuzave antikorrupsion që ka ngriutr SPAK aktualisht.

Dhe prandaj SPAK, duke i qëndruar strikt Kushtetutës se Shqipërisë, nuk e pranoi si palë komisionin hetimor të ngritur nga korrupsioni parlamentar, në bashkëpunim, sepse ata që e kishin ngritur, nuk e njihnin fare Kushtetutën e Shqipërisë.

Kjo është gjendja, por sytë e antishqiptarisë janë kthyer sot te konflikti aktual Turqi-Izrael, i cili besohet se do të zgjidhet shpejt.

Gjithsesi, na duhet të theksojmë se këta dy muaj që vijnë do të na japin shenja edhe më të forta që do të jenë në favor të shqiptarisë në Ballkanin Perëndimor.

Antishqiptaria është goditur rëndë nga forca amerikane që është prezent në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe prandaj asgjë nuk bën dot më.

Exit mobile version