Rama do ta nxjerrë Jozefinën në media sa herë të hidhen pacientë nga ballkoni

Sa herë ndodhin ngjarje të rënda në vend ku vëmendja e opinionit ëshstë e përqëndruar tek kritikat ndaj qeverisë dhe Ramës, shfaqet në media, Jozefina duke sharë opozitën dhe liderin e saj. Arsyeja e shfaqjes së saj është pjesë e kalkulimeve politike të Ramës për të shpërqëndruar vëmendjen e opinionit publik nga probelmi i madh që ka Rama tek Basha dhe opozita.

Kështu ka ndodhur edhe dje. Ndërsa vëmendja e opinionit ishte përqëndruar tek pandemia dhe problem real i spitaleve që janë kthyer në qendra vetëvrasjesh, shfaqet në mediqa Jozefina duke sharë opozitën dhe Bashën. Shikojeni me kujdes, sa herë të hidhet ndonjë pacient nga ballkoni, Rama do të nxjerrë sërish Jozefinën për të sharë opozitën.

Lajmi i Top Channel që ende mendon dhe mundohet të bëjë diversion pa vlkerë sikur ende demokratët e njohin Jozefinën si nënkryetrare të PD.

Jozefina Topalli, dikur numri dy i Partisë Demokratike, sot është kthyer në kundërshtaren më të ashpër të Lulzim Bashës, ndërsa 5 muaj para zgjedhjeve ka hapur një parti të re, duke e çuar në 5 numrin e partive që kanë dalë nga PD.

Në emisionin OPEN në Top Channel, Jozefina Topalli foli për partinë që ajo po krijon, ‘Lëvizja për Ndryshim’.

“Jemi akoma një lëvizje. Po punojnë me formalitetet. Kemi mbledhur 5200 firma. Po vazhdojmë me procedurat”- tha Topalli.

Related

Artikulli paraprakJozefina: Qytetarët nuk duan as Ramën, as Metën, as Bashën, më duan mua
Artikulli tjetërCovid-19/ Shkencëtarët parashikojnë se kur mund të kthehet jeta në normalitet