“Rama donte të pengonte Dumanin të vinte në krye të SPAK, tani kërkon merita për drejtësinë”, Basha: Në 11 maj ose me SPAK për të çuar të korruptuarit tek 7×7=313, ose kundër SPAK, për të vazhduar korrupsionin

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook me qytetarët, ku iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të ndjekësve. Një nga pyetjet ironike ishte “Sa bëjnë 7×7?”. Në përgjigjen e tij, Basha u shpreh se Edi Rama sot përpiqet të marrë meritën për suksesin e drejtësisë, ndërkohë që ka bërë gjithçka për ta penguar atë. “Ishte ky që nuk donte Altin Dumanin në krye të SPAK-ut, ishte ky që kërkonte të vinte BKH-në në varësi të ministrave të tij. Dhe sot bën sikur shpatën e drejtësisë ia ka dorëzuar Dumanit,” u shpreh Basha.

Ai tha se kryeministri po tregohet hipokrit, duke thënë se Rama ka qenë ndër kritikët më të mëdhenj të SPAK, sidomos kur drejtësia ka prekur figura të afërta me të. “Kur arrestuan Lali Erin, Rama nuk la fjalor pa përdorur kundër SPAK-ut. Tani që i ka zënë rrota bishtin, sillet sikur është mbrojtësi i drejtësisë,” tha ai.

Basha e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje të qartë për qytetarët, në 11 maj, zgjedhja është e thjeshtë – ose me SPAK për të çuar të korruptuarit tek 7×7=313, ose kundër SPAK, për të vazhduar korrupsionin. Sipas tij, vota për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, është votë për drejtësinë, për një Shqipëri më të ndershme.

Ai tha se vetëm një forcë politike që mbështet realisht SPAK-un mund të sjellë ndryshim dhe zhvillim për vendin.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Genci: O Lulo, ku je mo, sa bëjnë 7×7?

Lulzim Basha
: O Genc, që kur e ka marrë vesh sa bëjnë 7×7 edi Rama, nuk e heq Altin Dumanin nga goja, nga mëngjesi deri në darkë. Bën sikur i ka pre kërthizën, sikur shpatën e drejtësisë e paska të varur në murë ky, e ia paska dorëzuar Altin Dumanit. Është e thjesht se pse e bën. Tani që nuk e justifikon dot faktin që gjysmën e shokëve e ka tek 7×7, përpiqet të marrë kredi për punën e drejtësisë që e mbështet shumica e qytetarëve. Por mos harro Genc, ishte ky që nuk la makinacion pa bërë që dumani të mos zgjidhej në krye të SPAK-ut. Ishte ky i cili donte që BKH, që bën hetimet për SPAK, ta vinte nën varrësinë e ministrave të tij dhe hiç më pak sesa në varësinë e Sajmir Tahirit. Ishte ky mër Genc, që bën sot si përdëllyeri i drejtësisë, që ka një vit e gjysmë mban në syrtar propozimin tim, për t’i dhënë SPAK-ut më shumë financa, më shumë burime njerëzore që i ka kërkuar vet SPAK, në mënyrë që të bëjë punën ashtu siç duhet dhe pa mangësi. Ishte ky që për tre ditë me radhë, nuk la fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe pa përdorur kundër SPAK-ut kur i arrestuan Lali Erin për korrupsion dhe jo vetëm. Sa herë që arrestohen shokët e tij, Edi Rama ka përdorur fjalorin më të ulët, më banal, sulmet më të ulëta, gjuhën më të neveritshme kundër SPAK. Por tani që i ka zënë rrota bishtin, bën sikur ky është njeriu i vetëm në Shqipëri me SPAK-un. Në fakt ka bërë dhe po bën gjithçka që të rimarë në dorë shpatën e drejtësisë, atë shpatë që ju, qytetarët ia dhatë SPAK-ut dhe që ne do të bëjmë gjithçka që SPAK-u ta mbajë e ta përdor fortë për të çuar gjithë shokët e Ramës tek 7×7=313, Genc. Ndaj, ju ftoj ty dhe gjithë shokët e tu, që besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë, me një SPAK më të fortë, keni një zgjidhje, votën për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, e vetmja forcë politike e cila realisht mbështet SPAK-un me vepra, jo me fjalë. Ndaj më 11 maj zgjedhja është: o me SPAK për të çuar tek 7×7=313 të gjithë shokët e kryeministrit, të gjithë të korruptuarit, ose kundër SPAK për t’i liruar dhe ata që kanë shkuar atje që të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë tuaja. Kjo është zgjedhja që do të bëni në 11 maj. Profgramet, ofertat programore nuk kanë rëndësi në qoftë se forca politike për të cilën votoni, nuk mbështet SPAK-un, nuk do të merrni asgjë. Brylin do të merrni. E vetmja mënyrë se si do të vazhdojmë t’ju mbëshesim me politika sociale, me zhvillim ekonomik dhe me investime që ju shërbejnë ju, është duke luftuar korrupsionin, duke mbështetur SPAK, duke i çuar të gjithë shokët e korruptuar të Edi Ramës tek 7×7=313.

Artikulli paraprakE rrallë në këtë fushatë/ Elvisa Drishti: Krenare për Arben Gjurajn, personifikim i memories së demokratëve në Shkodër
Artikulli tjetër“Sakrifica e demokratëve nuk mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu”, Basha i përgjigjet komentuesit: Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët që qëndruan në ditët më të vështira. Voto për veten, voto Nr. 4!