Rama e dëboi, qytetarët peticion për Presidentin: T’i jepet nënshtëtësia shqiptare gazetares britanike

Bllokimi i lejes së qëndrimit të gazetares britanike Alice Taylor, ka bërë që një grup aktivistësh t’i kërkojnë Presidentit Ilir Meta t’i japë shtetësinë shqiptare.
Regjisori Kastriot Çipi është iniciatori i peticionit online, të cilit i janë bashkuar rreth 300 firmëtarë deri në këto momente.
Në adresën change.org, nismëtarët i kërkojnë Presidentit t i japë gazetares shtetësinë sa më shpejt, edhe si shenjë e ndjesës publike ndaj sjelljes së Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se gazetarja britanike, nuk i kishte respektuar afatet e aplikimit dhe nuk kishte njoftuar për dnyshimin e adresës së banimit. Nuk ka refuzim sipas Ministrisë, por vetëm verifikim pas aplikimit.
Alice Taylor, gazetarja britanike që ju mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, ka dhënë një intervistë ku ndër të tjerave i është përgjigjur edhe për pretendimet se ajo është një agjentë Ruse.
E ftuar në studion e “Fax Neës”, ajo është shprehur se të gjitha amendësimet janë të pabaza dhe se burri i saj nuk është truproja i Lulzim Bashës.

Vendimi për të mos rinovuar lejen e qëndrimit, Alices nuk i është dhënë edne me shkrim, zyra e emigracionit është mjaftuar me fjalët është një urdhër nga lartë.
“Më pëlqeu pyetja juaj, faqja Balkanista merr shumë mesazhe çdo ditë, edhe Russia Today më kontaktoi përmes blogut. Nuk do ishte normale që ne të kishim të njëjtat mendime dhe qëndrime.
Unë thjesht raportova pë protestën e opozitës, për djegien e mandateve, për faktet e publikuara nga Zëri i Amërkës, pra nuk përmenda asnjë opinion timin.
Në fakt bashkëshorti im ka të drejtë të marr pjesë në protesta, nuk mendoj se është e drejtë që kjo të përdoret për të na sulmuar ne. Unë nuk votoj në këtë vend, ai është 1.93 centimetra i gjatë, dhe dallon në çdo protestë, po kjo nuk përbën arsye për ta quajtur atë që është bodygard i Lulzim Bashës”, është shprehur Alice.

alice

Exit mobile version