Rama emëron ish-drejtorin e ‘Top Channel’ në krye të QSUT

Ish-drejtori i televizionit “Top Channel” është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Enkel Joti është prezantuar dje nga ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit është shprehur se, është e bindur në aftësitë menaxhuese të Jotit, i cili ka studiuar ekonomi.
Ndryshimi i kryministrit Rama në qeverisje duket se do të sjellë ‘favore’ dhe vende të reja pune për miqtë e tij dhe disa persona të tjerë në poste kyçe mjaft të rëndësishme. Joti është larguar nga drejtimi i “Top Channel”-it pas qëndrimit më shumë se një dekadë në këtë pozicion. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të pronarit të ‘TCH’ që tashmë nuk jeton më Dritan Hoxha. Më parë, Joti ishte përfolur për të marrë postin e drejtorit të TVSH-së.
Ditën e djeshme, ndërkohë që kryeministri po prezantonte ministrin e Brendshëm, një tjetër lajm mjaft i rëndësishëm po qarkullonte në media. Emërimi i drejtorit të ri të QSUT-së pas largimit të Ogerta Manastirliut në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Emri i Enkeled Jotit lidhet me drejtimin e televizionit ‘Top Chanel’ për më shumë se një dekadë në rolin e drejtorit. Joti është larguar nga ky post më pak se dy vite më parë.
Joti nuk ka lidhje të afërt me Shëndetësinë, ndonëse është me profesionin ekonomistit. Merita e tij është vetëm se është një nga njerëzit e afërttyë Ramës. Sipas burimeve, emri i Jotit edhe më parë kishte dalë në skenë për postin e drejtorit të përgjithshëm në TVSH, po që nuk u realizua. Dhe së fundi, Rama vendosi ta shpërblejë atë për besnikërinë që mbajti në drejtimin e “Top Channel”, duke e kthyer në një televizion informativ në favor të ramës.
QSUT është kthyer në një bunker korrupsioni gjatë qeverisjes së “Rilindjes”, ndërsa shërbimet ndaj të sëmurëve janë në gjendje alarmante. Aty mungojnë ilaçet dhe pacientët detyrohen t’i blejnë vetë. Po ashtu edhe ghjendja në pavione është mjaft alarmante.
Më parë të tjerë ish-drejtorë në ‘Top Channel’ kanë marrë poste të tjera dhe duken në një lidhje të afërt me Ramën dhe qeverinë e drejtuar prej tij. Gentian Sala ish-drejtor në ‘TCH’ dhe ‘Digitalb” është emëruar në krye të AMA-së me votim në Kuvend. Edhe ky një vendim i kontestuar nga opozita.
Rezart Aga nga ‘TCH’ drejtor te TVSH-ja ku ka marrë me vete edhe stafin që punonte në televizionin e mëparshëm si shefa montazhi apo gazetarë. Bledar Zaganjori nga ‘TCH’ drejtor i informacionit në TVSH.

Exit mobile version