Pasi Presidenti Meta ka rrëzuar me dekret emrin e Lleshit si ministër të Brendshëm, Rama ka vendosur sot që ta emërojë atë si zv.ministër të Brendshëm. Pas këtij emërimi ajo që mund të kuptohet është se qeveria ka nisur të funksionojë si zv.qeveri, pasi një nga ministrat më të rëndësishëm siç është ai i Brendshëm do të qëndrojë vakant.
Qeveria është kujdesur edhe për pjesën mediatike të rrëzimit të një posti ministror. Sipas lajmit të shpërndarë në media kemi të bëjmë me një ministër që do të ketë kompetenca të ministrit. Në fakt, kjo është qesharake, pasi janë një sërë atributesh të postit ministror të cilat nuk mund të merren dhe nuk njihen me të drejtë firme nga zv.ministri.
Jemi në kushtet e çmontimit të Ramës, ku ai nuk mundet të venosë dot as ministrin e Brendshëm.
Duhet kujtuar se ky post është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për luftën ndaj krimit, por edhe për sigurinë në të tërësi. Ndërkohë vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve locale gjatë vitit të ardhshëm dhe gjasat janë që vendi të mos ketë ministër në Brendshëm. A mund të zhvillohen zgjedhjet pa një ministër të Brendshëm?
Kjo thuajse do të jetë e pamundur, megjithatë zhvillimet e ardhshme mund të jenë edhe më të forta. Ajo që po kuptohet është se një sërë faktorësh politikë të brendshëm dhe të jashtëm po shohin gjithnjë dhe më shumë është se vendi ëhstë në një krizë të fortë politike dhe se zgjidhja mund të vijë nga një zgjidhje e re politike.
Çfarë ndodhi në takimin mes Metës dhe Ramës
Çfarë u diskutua në takimin kokë me kokë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta ne takimin e djeshëm në Presidencë? Takimi mes tyre u be një ditë pas mosdekretimit nga Presidenti i Republikës të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm.
Mësohet se ka qenë radha e Kryeministrit për të bërë lëvizjen e tij, në tentativë për tëzhbllokuar lojën e “shahut”, siç e ka cilësuar vetë Rama politikën, dy ditë më parë me deputetët e tij.
Kryeministri Rama i kërkoi Presidentit një takim nëPresidencë,edhe pse kreu i shtetit e kishte nisur ditën e pushimit me një kafe në verandën e rezidencës së tij. Të përpiktë në këtë takim, jo të lehtë pas refuzimit të kandidaturës për ministër të Brendshëm, kryeministriRama u shfaq nëPresidencë në orën 11:30 dhe doli prej aty në orën 13:00.
Për 90 minuta ata biseduan për të gjitha temat, që i lidh marrëdhënia institucionale mes qeverisë dhe Presidentit,edhe pse zyrtarisht nuk u mësua për qëndrimet e palëve për to. Pas aludimeve mediatike në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye tëMinistrisë së Brendshme, Kryeministria shpërndau një njoftim për të treguar të paktën frymën që mbizotëroi takimin 90 minutash mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.
“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe Kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhej në njoftim.
Burime nga maxhoranca pohojnë se Kryeministri, edhe pse i ka kërkuar kreut të shtetit arsyet e këtij mosdekretimi, ka marrë përgjigjen se Presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë rreth kësaj kandidature në një post kaq të rëndësishëm. Pas këtij takimi, kandidatura e Sandër Lleshit nuk pret tjetër qëndrim nga Presidenti i Republikës, duke i mbetur Kryeministrit të gjejë modalitetet ligjore për ta dërguar atë në Ministrinë e Brendshme.
Burime nga maxhoranca pohuan mbrëmë se Kryeministri do ta emërojë këshilltarin e tij për çështjet e sigurisë dhe të rendit, zv.ministër të Brendshëm, duke i dhënë atij kompetencat e plota të ministrit. Edhe pse Sandër Lleshi do të jetë zv.ministri i pestë në Ministrinë e Brendshme, pas Romina Kukos, Rovena Vodës, Besfort Lamllarit dhe Julian Hodajt, ai do të ketë kompetenca të njëjta me ato të ministrit, duke pasur më nga afër monitorimin e Kryeministrit Rama.
Në këtë mënyrë, Kryeministri tejkalon bllokimin e dekretimit të Lleshit nga Presidenti i Republikës dhe nuk i dërgon atij një emër tjetër për ministër të Brendshëm.Ditët në vijim do të tregojnë se si Meta dhe Rama kanë luajtur shahun politik gjatë 90 minutave të takimit mes tyre. Pezull për dekretim nga ana e Presidentit tëRepublikës mbetet kreu i SHISH, i cili ka muaj që pret firmën e tij, ndërsa në procedurë e sipër është dekretimi i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të cilin të dy duhet të bien dakord për emrin.
“Lutem asnjë lloj komenti, askush, për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, ishte mesazhi qëKryeministri Rama u dërgoi menjëherë deputetëve të PS pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin.
Duket se qëllimi i kreut të qeverisë ka qenë moscenimi i klimës mes dy institucioneve dhe takimeve që do të vijonin më tej mes tij dhe kreut tështetit.Helidon Bendo, zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror pret firmën e Presidentit Meta që nga shkurti i këtij viti, për të marrë detyrën e drejtorit.
Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit pret të zgjedhë drejtuesin e tij,ku në mes të 34 kandidaturave të bëra publike nga Presidenca, bie në sy kandidatura e ish-ministrit të Financave, Anastas Angjeli, aktualisht deputetet i PS dhe Bahri Shaqirit, këshilltar i Presidentit Meta.