Psikopati vetëshpallet edhe ministër i Jashëtm!

Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku shprehet se ai do të jetë de jure në postin e Ministrit të Jashtëm sepse sipas tij nuk ka kohë për të humbur në kërkim të presidentit.
Rama shkruan në Twitter
“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.
Paraditen e sotme, Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së për të diskutuar pikërisht këtë ngërç.
Duket se zgjidhja ka ardhur, pasi Edi Rama do të vendosë të emërojë veten si ministër të Jashtëm, deri në zgjedhjen e krizës Kushtetuese, bëjnë të ditur mediat.
Por duke qenë se me Reformën në Drejtësi të drejtuar nga vetë, Rama e ka shkrirë Gjykatën Kushtetuese, duke sjell edhe këtë pasojë.

Exit mobile version