Rama është çmendur, i ka bllokuar Bushatit edhe pasaportën diplomatike që të mos shkojë në Berlin

Ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar tragjikomike vetëshpalljen e Ramës si ministër të Jashtëm duke kujtuar se tani vendi ka dy ministra të Jashtëm, një është Bushati dhe tjetri është i vetëshpalluri në Kryeministri.
Postimin i plotë i Berishës
Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!
Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem.
Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem.
Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten. Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane.
Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. sb

Artikulli paraprakRegjizorët e ndarjes së Kosovës në panik!
Artikulli tjetërLuftë në Vlorë/ 10 plumba në derën e parë të makinës, dy të plagosur