Rama është gati të shesë Shqipërinë, por nuk është gati të ndalë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama të bëra ditën e djeshme në një media austriake.
Rama tha se, “është gati që të kthehen të gjithë shqiptarët e paligjshëm në vend, vetëm që të hapen negociatat”.Në një shkrim në Facebook Paloka shkruan se, Rama bën gjithçka vetëm që të mos i preket xhepi dhe karrigia e tij.
Reagimi i Palokës në Facebook
‘Jam gati të bëj gjithçka për negociatat’, thotë Rama.
Në fakt është gati të bëj gjithçka përveç atyre që i kërkojnë të bëj.
Për të është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushë vendin me terroristë apo me refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn.
Është gati të vetëofrohet (të ofrojë Shqipërinë në fakt) për armë kimike dhe plehra toksike po nuk është gati të ndalë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Fal detin dhe naftën e shqiptarëve po nuk heq dot dorë nga koncesionarët dhe oligarkët e tij.
Merr përsipër të dënojë me kthim në mjerimin e ‘Rilindjes’ të qindramijë shqiptarëve që sot janë të detyruar të kërkojnë shpresën nëpër Europë, por nuk merr përsipër të bëj Reformë Zgjedhore e as drejtësi të pavarur që t’ju jap shqiptarëve të drejtën të zgjedhin lirisht ata që duan ti qeverisin.
Me pak fjale, vetëofrohet dhe është gati të shesë e shkatërroje këtë vend pa u menduar dy herë vetëm që mos ti preket karrigia dhe xhepi i tij.
Po sigurisht që edhe për këto ‘fajin e ka opozita’…!!!

Artikulli paraprakKjo Spanjë do të shkojë larg në këtë Botëror
Artikulli tjetërIsh-Presidenti: Banditizmi, korrupsioni dhe droga e qeverisë na lënë jashtë BE-së