Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët, u pyet edhe për mundësinë e bashkimit të PD dhe mundësisë së një dialogu me Berishën.
Basha tha se nuk janë ata që kanë përjashtuar bashkëpunimin dhe nuk kas pasur asnjëherë mungesë vullnet për të gjetur rrugë më të mira. Ai ka bërë me dije se edhe më 9 shtator kur mori vendimin për të larguar Berishën, i tha që ke këto merita, por hiqu menjanjë për të mos marrë kosto ti, të tutë, PD dhe Shqipëria.
Basha: E para, nuk jam unë ai që kam përjashtuar, dialogun, kordimin dhe bashkëpunim për një qëllim më të madh siç është përballja e mazhorancës, e cila është më e pushtetshme se kurrë edhe për shkak të dobësimit të opozitës.
Nuk ka pasur mungesë vullneti për të gjetur rrugë më të mira. Edhe Sali Berishës më 9 shtator, ke këto mërita, hiqu menjanë që të mos marri këto kosto, ti, të tutë, PD dhe Shqipëria.
Qëndrimet e mia nuk kanë të orientuar kundër një individi, por vetëm në interes të demokratëve.
Baltën që hedhin ndaj meje, e dinë fare mirë që kanë gënjeshtra, sepse ata kanë qenë dëshmitar i çmimit të lartë që ka paguar kryetari për të ruajtur interesin e PD.
Ajo që mund të them është se nuk jemi ne pala që sulmon, apo kundërshton mundësinë e bashkëpunimit.
Edhe në këtë moment po demostrojmë dëshirën për riaktivizimin të shumë potencialeve të pasivizuara si rezultat i luftës së brendshme dhe jo vetëm për ta pasur një bashkim, por të jemi ne gjendje të sjellim vullnetin bashkëkohor për ndryshim.
Kështu mirëpresim dhe nxisim afrimin e tyre që duan të kontribuojnë në PD e ardhshme.
Afatet për listat janë përcaktuar nga kodi zgjedhor dhe ne do t’i respektojmë ato.