“Vila ime në Surrel ka një formë të ndryshme, sikundër jam unë i ndryshëm nga të tjerët”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se banesa ime individuale është njësoj si shumë banesa të tjera një dhe dy katëshe, por nuk tha asnjë fjalë ku i gjeti milionat që e ndërtoi.
“Shtëpia ime është e deklaruar me detaje, në çdo faturë. Do isha dakort që të binim dakort që të bënim një faturë mbi të ardhurat dhe sa korrespondojnë ato me shpenzimet”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekësi në rrjet, Rama deklaroi se shtëpinë e tij e ka të deklaruar dhe do të ishte i lumtur sikur të gjithë të bënin deklarimet me detaje ashtu sikundër i ka bërë ai.