Rama fshehu në Holandë dy autorët që sulmuan Policinë në Elbasan

Por kur banditët u ngrenë pistoletat në mbledhjet e Kryesisë tuaj, domosdo që kjo ndodh pastaj edhe në degë. Këtë e keni dhuratë prej Edi Ramës, i cili vetëm fjalën krim nuk shqipton dot, i cili 3 javë pas ngjarjes së Elbasanit nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë ndodhen sot në Holandë në vend që të ishin prapa hekurave. Se pse, Durim Keçit të Shijakut, iu fsheh për muaj e vite kërkesa e Interpolit, derisa sa mbante më ujë pilafi dhe zotrote u nise për te Gentilioni dhe e dije që do të haje thuprën atje, siç e ha ditë për ditë nga ata që tregojnë me gisht dhe thonë; duhet t’i deklarosh luftë krimit të organizuar.
Të kujt janë ato fjalë? Ne i kemi thënë të parët. Dhe ne s’kemi asnjë fije dyshimi që ti nuk e lufton dot krimin e organizuar se ti je krim i organizuar.
Ti je njësh me krimin e organizuar. Por, për ata që akoma ushqejnë iluzione për çfarëdo arsye dhe motivesh, të bëmë thirrje një javë më parë, por ti nuk ke guxim, vjen këtu me dërdëllitje bajatje, pa asnjë argument, me fjalor të cunguar, me komplëkset e të pashkollit që ta përmend Petrit Vasili, dhe që e nxorre këtu.
Po i pashkollë je në krahasim me këtë grup parlamentar të opozitës këtu. Ti nuk zgjedh shkollën, ti nuk zgjedh vlerat. Ti zgjedh dëftesat falso, dëftesat e blera. Ti zgjedh krimin, ti zgjedh grabitqarët. Me këta ke ardhur në pushet. Me këta qeveris.
Meqë je larguar dhe s’ta mban të rrish këtu. Meqë je larguar nga salla dhe s’ta mban të rrish këtu s’më mbetet gjë tjetër veçse t’i drejtohem shqiptarëve.
E t’u them se shqetësimi im, s’ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë ky njeri, as qeveria e tij, por gjëma e madhe që po i ndodh këtij vendi.
Dhe të gjithë së bashku me ata shqiptarë që duan me të vërtetë të ndërtojnë një jetë të ndershme për veten e tyre, për familjarët e tyre këtu në Shqipëri, na duhet të gjejmë urgjentisht rrugën e daljes nga kjo greminë ku e ka futur vendin Edi Rama dhe aleanca e tij me krimin.

Exit mobile version