Rama fyen rëndë qytetarin: Bjere çik atë të ziun, nga iku?…

Rama ishte sot në Laç ku pati takime me banorë të prekur nga tërmeti. Mes ankesave dhe kërkesave të shumta, herë me batuta dhe herë me arrogancë kryeministri është munduar të tejkalojë problemet.

Por në një moment, ai u tregua racist, ndërsa e ka quajtur të “ZI” një përfaqësues të komunitetit rom.

Më pas, si për ta rregulluar, Rama u shpreh se, është politikani që i do më shumë romët pasi ato as ankohen, jetojnë për qejf me muzikë e haheng. Në fund Rama i dha edhe një palë çelsa shtëpie burrit 50-vjeçar dhe e puthi në ballë.

Pjesë nga biseda

Burri: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.

Rama: Qenkemi moshtarë. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.

Burri: Po s’na i japin ne shtëpitë me qera.

Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.

Burri: Vëre dorën në zemër edhe për romët.

Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.

Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.

Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hotelit.

Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?

Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hotelit për nënën e tij!

Burri: Faleminderit shumë

Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

 

Exit mobile version