Rama fyen sërish: “Unë jam Tomi përballë 200 xherrave”, studentët braktisin takimin

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, është shoqëruar me debate e përplasje të shumta.
Duke bashkëbiseduar me “FRESSH-istë” dhe ndonjë student tek tuk të arkitekturës, Edi Rama nuk ka ngurruar sërish ti fyej studentët.
Unë do vij prapë, por jo si sot “Tomi përballë 200 xherrave”, duke pasur parasysh filmin vizatimor “T vs Xh”. Në çdo ndërhyrje Rama nuk lë raste pa fyer studentet.
Që në fillim Rama u mundua të vendosë rregull duke u përmenduar studentëve edukatën që duhet të tregojnë në dialog, por njëri nga studentët ia tha në sy se i paedukatë me studentët ishtre treguar kryeministri.
Braktisja e sallës nga një grup studentësh erdhi në momentin kur njëra nga studentet që ishte e pranishme mori mikrofonin dhe drejtoj akuza të forta ndaj Ramës se studentët po kërcënoheshin edhe me heqjen e prindërve nga puna. Mllefi i studentes ndaj kreut të qeverisë dukej se kishte si shkak edhe mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me kryeministrin në telefon.
‘Faxëeb.al’ ka siguruar dhe përmbajtjen e mesazheve që studentja ka shkëmbyer me kryeministrin ku Rama i shkruan studentes se stuedentët nuk përfaqësojnë popullin, madje duke iu referuar akuzës së saj për zhvatje, Rama thotë se kjo fjalë është paturpësi që flet, sipas tij për “dembelizmin mendor”.
Këtë përgjigje, studentja ia lexoi në sy Ramës gjatë takimit dhe më pas bëri thirrje për të braktisur këtë takim sepse aty nuk kishte dialog, por monolog.

auto 64411545333279

 

Artikulli paraprakPD: Lirimi i djalit përdhunues të deputetit të PS, për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës
Artikulli tjetërFlet studentja që gozhdoi Ramën: Më bëri telefonatë në mes të natës… (Debati)