OSHEE lë pa energji elektrike gjithë bregdetin e Lezhës. Duket se ky veprim është i qëllimshëm nga qeveria për të sabotuar turizmin në Veri të vendit. Bashkia e Lezhës drejtohet nga e djathta dhe prej kohësh Rama ka nisur një sulm frontal ndaj kreut të Bashkisë, Fran Frrokaj duke goditur edhe turizmin, e si paosjë edhe qytetarët e kësaj zone. Qëllimi i Ramës është që të bëjë të pakënaqur banorët dhe të dëmtojë turizmin për të fajësuar kreun e Bashkisë.
Mungesa e energjisë elektrike prej dy ditësh në plazhin e Tales në Lezhë ka bërë që bizneset të bllokojnë aktivitetin e tyre, ndërsa pushuesit kanë nisur të largohen.
Kjo është një situatë që përsëritet gjatë këtij sezonit turistik dhe ka penalizuar bizneset në këtë plazh.
Gazetarët lokalë tregojnë se energjia elektrike është me luhatje të shumta.
Numri i pushuesve në Tale por edhe në Shëngjin, referuar asaj që thonë bizneset është më i ulët se sezonin e shkuar.
Edhe pse në rrjet ka nisur ironia me shifrat e dhëna nga Edi Rama për 10 milionë turistët që do të vinin në Shqipëri, situata duket shumë më e rëndë se realiteti.
Thuajse në të gjithë bregdetin plazhet janë të boshatisura edhe pse është fillimi i muajit gusht, kur duhet të ishin plot, pasi ka nisur edhe sezoni i pushimeve të administratës.