Rama hakmarrje primitive ndaj ish-deputetit të PD, i bllokon hotelin, reagon Aurel Bylykbashi

Rama nis hakmarrjen ndaj njerëzve të opozitës duke i bllokuar hotelin ish-deputetit dhe kryetarit të PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës”, thotë Rama në një postim në Facebook.

Infoelbasani njofton se hoteli i bllokuar ndodhet në Llixha të Elbasanit dhe thuhet se është bllokuar për evazion. I pyetur rreth këtij fakti z. Bylykbashi u shpreh se kjo është një goditje e pastër politike që i bëhet atij dhe PD-së.

Para pak kohësh z. Bylykbashi u ndalua nga Policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd dhe më pas gjykata e la të lirë.

auto Screenshot 11563355925

Exit mobile version