Rama i bashkohet “Pushtetit të Thashethemeve”!

Nga Ermal Peçi

Para disa ditësh bëra një shkrim të cilën e titullova rindizet “Pushteti i Thashethemeve” një shkrim i cili prodhoi një sëre reagimesh sh të forta në rrejetet sociale. Në atë shkrim analizoja se si media ekonomike-oligarkike me propagandën e saj ishte hedhur në sulm për të sulmuar Lulzim Bashën.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, memeve në facebook apo rrjeteve të tjera sociale si Tik Tok për ta dëmtuar figurën politike të kryetarit të Partisë Demokratike.

Por në këtë valle të kësaj shfaqe teatrale e cila ka si rregjisor mamuthët e politikës, nuk kishte se si të mos të mungonte njeriu që perfeksionoj çdo armë të Sali Berishës, Edi Rama.

Sot shqiptarët panë se si vepron propaganda e “Pushtetit të Thashethemeve”.

Pasi gazetarja bënë një pyetje e cila lidhet me bashkim votash me Bashën për ligje që duan 84 vota, Rama i drejtohet me pyetjen sa është ora? Në këtë moment profesionalizmi i gazetarës apo edhe etika e saj la shumë për të dëshiruar.

Gazetarja përgjigjet që ka kaluar ora e gjumit dhe në anën tjetër Rama i përgjigjet që në këtë orë kurrë mos më pyesni për të.

Nuk e bëj me faji gazetaren sepse ky është realiteti ku jetojmë dhe arsyet ekonomike prevalojnë mbi arsyen njerëzore sepse në një vënd ku barku ka uri nuk mundet të kërkohet arsye.

Ajo që ndodhi sot është fakti që Rama pasi ndihmoj me çdo mundësi Berishën dhe klanin e tij dhe deputetët e “pavarur” të cilët u dëndën në tendera publik nuk arritën dot ta defaktorizoj nga skena politike Lulzim Bashën.

I gjendur në këtë realitet të ri politik edhe me informacione që shumë prej nesh nuk i kanë, “Zeusi politik” i momentin ka zgjedhur përsëri të zbresi vet në fushë sepse po e kupton që rindezja e motorrit politik të Bashës do t’i hapi shumë probleme politike tek tokësorët e vet.

Ata që sot e akuzojnë për gjumë Bashën janë të vetmit që janë pa gjumë nga mëkatet e tyre politike. Janë pa gjumë sepse Basha është i vetmi politikan i cili po e mbështet pa kushte SPAK-un dhe vendosjen e shtetit të dë drejtës.

Pra, filozofia politike e Bashës po i lë pa gjumë mamuthët e korrupsionit të këtyre 33 viteve, të cilët përvec batutave bajate do të duhet të japin llogari para qytetarëve se përse vet Rama brenda 12 vitesh ka krijuar 3 ekipe futbolli me staf të plot në burgjet shqiptare si pasojë e makutërisë, hajdutërisë,abuzimeve me PPP dhe kriminilevë të cilët i veshi me pushtet.

Shqipëria ka hyrë në kohën që gjumin rehat nuk po e bëjnë vetëm hajdutët të cilët i kanë vjedhur pronat dhe të ardhmen shqiptarëve e do të duhet të përballen me drejtësinë.

Kjo është ajo që ndodhi sot një shfaqe banale për të hequr vëmëndjen nga hajdutët e vërtetë të cilët po hyjnë e po dalin nga SPAK me fytyra të vrenjtur gati për t’u penduar e për të treguar bashkëpunëtorët dhe ideatorët e këtyre vjedhjeve.

Exit mobile version