Rama i bllokon fondin Bashkisë Shkodër për projektin e hyrjes së qytetit dhe Parkut për pushuesit

Nga Voltana ADEMI

Ndërkohë që është shpallur njoftimi për tenderimin e investimit “Rikualifikimi urban i hyrjes së qytetit Shkodër dhe parkut për pushuesit”, me kërkesë të ARRSH, FSHZH ka anuluar procedurën që shënon edhe nisjen e këtij investimi të rëndësishëm për Shkodrën.

Të ndodhur përballë kësaj situate, kam kërkuar një takim urgjent mes institucioneve, ndërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Shkodër, me kërkesën për një bashkëpunim dhe koordinim të detyrueshëm ndërmjet institucioneve.

Sot është rasti që në këtë projekt, ashtu siç shkodranët e kanë ripërsëritur shpesh herë, t’ia kthejmë liqenin qytetit, në mënyrë që kjo zonë të jetë e aksesueshme, jo të lihet në harresë dhe në gjëndje të degraduar.

Bashkia Shkodër ka paraqitur në këtë takim të gjitha kërkesat e shkodranëve lidhur me ndryshimet e detyrueshme të projektit “Ndërtimi i ByPass- it Perëndimor Shkodër- Loti i II- të”, si një kërkesë e vazhdueshme e tyre, dhe domosdoshmërinë e harmonizimit me projektin “Rikualifikimi urban i hyrjes së qytetit Shkodër dhe parkut për pushuesit”, buzë liqenit të Shkodrës.

Shkodranët meritojnë një park dinjitoz në hyrje të qytetit.
#transparence #bashkiajote

1 14

Artikulli paraprakVarhelyi: Po analizojmë vendimin e Kuvendit për “Zgjedhoren”, koalicionet parazgjedhore të mos ndalohen
Artikulli tjetërKomisioneri për Zgjerimin në Tiranë/ Zëri i Amerikës: Reforma Zgjedhore kusht për negociatat