Kryeministri Rama i ka dhënë Karlo Bollinos disa prona me qera me 1 euro si shpërblim për shërbimin që ky i fundit i bën me median e tij.
Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MTSC” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës.
Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në PD ka publikuar vendimet e qeverisë që i vënë në dizpozicion Bollinos pronat e shqiptarëve me një qera simbolike,vetëm 1 euro!
“Ja si vihen pronat e shqiptarëve në dispozicion të medias proqeveritare.
Në këmbim të kontributit për instalimin e narko-shtetit rilindas, pronat publike i jepen me 1 €uro, në mënyrë që të dizinformohet në kushte pune më të mira.
Ndërkohë, kërbaç për cilëndo media që guxon t’i tregojë publikut të vërtetat e bandës qeverisëse”, shkruan Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në një reagim.