Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet.
Një grup banorësh të ndihmuar edhe nga Partia Demokratike, dolën në protestë dhe i bënë thirrje kryeministrit të kthehej nga drejtimi që kishte ardhur.
Protesta u zhvillua në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Mësohet se për shkak të bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit duke ndryshuar rrugën pas protestës së banorëve.
“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit”, thuhet në një njoftim të PD.
Në mbështetje të tyre jishin të pranishëm edhe ish-deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmeti.
Alibeaj u shpreh se, qytetarët i janë përgjigjur në këtë mënyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.
‘’Edi Rama ka njoftuar se do të bëjë një vizitë në Roskovec, dhe kjo është mirëseardhja e qytetarëve. Ai pretendon se gjithë vëmendja e tij është te qytetarët, dhe kjo është përgjigja e tyre. Mesa duket rrugës e ka kuptuar këtë, dhe është shmangur”, u shpreh Alibeaj.
“Është person non grata në të githë Shqipërinë, dhe është treguar tashmë që është strumbullari i krimit dhe i korrupsionit. Qytetarët janë të zotët e këtij vendi, nuk ka parë gjë akoma, kjo është shumë pak”, tha Alibeaj.
Në protestë mbërritën forcat e policisë, të cilët shpërndanë protestuesit dhe bënë të mundur hapjen e rrugës.
Duket se derinë protestën e madhe të PD-së dhe të LSI-së që është paralajmëruar për në datën 16 Mars, në çdo rast që do ketë informacione për lëvizjet e Ramës në rrethe, do të organizohen tubime të ngjashme.