Nënkryetari i PD, ish-deputeti Edi Paloka ka bërë një paralajmërim të fortë përmes rrjeteve sociale ndaj kujdo që do të bashkëpunojë me Edi Ramën për krimin zgjedhor.
Paloka shkruan se katër anëtarët e KQZ me vetëdije shkelën ligjin dhe do të përfundojnë në burg për krimin zgjedhor që kanë konsumuar.
Sot KQZ hodhi poshtë kërkesën e PD dhe LSI për të pasur komisionerë në zgjedhjet e dekretuara të 30 qershorit.
Postimi i Palokës
BURG për krimet zgjedhore… ? Sigurisht që do të ketë !
Rama është i pari në listë. Sot u vetërreshtuan dhe katër anëtarët socialistë të KQZ, të cilët me vetëdije shkelën ligjin për të zbatuar urdhërin e Ramës.
Në listë do jenë të gjithë ata që po bashkëpunojnë e do bashkëpunojne me Ramën në tentativën e tij për krimin elektoral të rradhës.
Krimi nuk do te lejohet nga shqiptaret. Ata që do ta tentojne vendin do e kenë në burg.