Rama i rikthehet legalizimit të kanabisit përpara zgjedhjeve

Edi Rama i është rikthyer legalizimit të kanabisit. Edhe pse ligji ka mbi një vit që është miratuar, ai nuk është vënë në zbatim. Por dje në mbledhjen e qeverisë, duket se është rikthyer diskutimi dhe me gjasë shumë shpejt do të fillojë dhënia e licencave.

Qeveri ka miratuar vendimin “Mbi procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”.

Sipas këtij vendimi: Të ardhurat nga tarifa e lëshimit të licencës për subjektet aplikante derdhen 100% në buxhetin e shtetit; Të ardhurat nga tarifa vjetore mbi veprimtarinë e subjekteve të licencuara derdhen 70% në buxhetin e shtetit dhe 30% përdoren nga Agjencia; Të ardhurat e Agjencisë, të krijuara sipas pikës 2, të këtij vendimi, klasifikohen në strukturën buxhetore me kapitull 06 “Të ardhura të veta jashtë limitit” të patrashëgueshme dhe përdoren vetëm për investime e shpenzime të mbarëvajtjes së veprimtarisë operacionale të Agjencisë.

Sipas qeverisë, ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi vjen në një kohë kur qeveria do të duhet të miratojë buxhetin për vitin 2025 dhe jemi në vit elektoral. Vitin që vjen kemi zgjidhjet dhe Ramës mesa duket i duhen para.

Është e kuptueshme se edhe këtë ligj Edi Rama do ta përdorë për klientët e tij të qeverisë dhe vënia në funksion 8 muaj përpara zgjedhjeve qartëson arsyet e këtij ligji, çka do të jetë një ‘armë’ më tepër për të ushtruar ndikimin e paligjshëm në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Exit mobile version