Rama i rrethuar nga revolta popullore në Rroskovec, fshihet pas forcave speciale… (Foto)

Mijëra banorë të Roskovecit i bllokon rrugën kryeministrit Edi Rama. Qytetarët e revoltuar i kanë bllokuar rrugën duke e bërë thuajse të pamundur kalimin e shefit të qeverisë.

Ndërkohë raportohet se, shefi i policisë Pal Marku ka sulmuar protestuesit duke hedhur edhe gaz lotsjellës.

Edhe më herët, si në Patos ashtu edhe në Mallakastër, Rama u prit me protesta. Ndërsa për të shmangur përplasjen ndërroi sërish rrugë.

Në momentin kur kalon eskorta e kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer me thirrjet: Rama ik!

Ashtu si një ditë më parë në Librazhd edhe sot në Roskovec, Rama e ka patur shumë të vështirë të kalojë rrugën.

Ndërkohë që ashtu siç bën tashmë në çdo qytet që viziton, edhe në Roskovec Rama, ka marrë mercenarë me vete për të mbushur karriget, që tashmë injorohen nga qytetarët.

Kryeministri Rama do të prezantojë para banorëve të Roskovecit kandidaten e Rilindjes, Majlinda Bufi, ndërkohë që ajo është dhe kandidatja më e akuzuar për vjedhje dhe shkelje të ligjit.

policia 1

 

Artikulli paraprakBasha: Rama rrezik kombëtar! Reagim me çdo mjet për të mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën
Artikulli tjetërBerisha publikon Videon: Kryengritësit e pamposhtur në Roskovec i bllokojnë rrugën mostrës së pluralizmit