Rama i shpall luftë Be që e kishte paralajmëruar të mos votonte ndryshimet në Kod pa pritur përgjigjen nga “Venecia”. Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës.
Dekreti u rrëzua me 96 vota kundër. Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.
Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita.
Kreu i shtetit ktheu në Kuvend dekretin për Kodin Zgjedhor, ndërsa kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me rekomandimet që duhen bërë në hartimin e tij.
Kreu i qeverisë Edi Rama doli kundër kësaj ndërhyrje, edhe pse Brukseli kërkoi me ngulm të pritet opinioni i ‘Venecias’.