Edhe pse opozita nuk kishte paralajmëruar protestë për ditën e sotme masat e policisë kanë qenë shumë të shtuara. Ata kanë vijuar rrethimin me kangjella të kuvendit edhe me forca të shumta policore.
Frika nga ndonjë organizim i menjëhershëm i opozitës duket se ka shtyrë forcat blu të rrinë në gadishmëri.