“Rama ik”! Momentet e veçanta nga protesta…

“Rama ik” është thirrja e mijëra qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar ndaj qeverisë Rama duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

E ndërsa mijëra qytetarë po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ajo që bie në sy është prania e flamujve të SHBA dhe BE-së në këtë protestë, që mbizotërojnë bashkë me flamujt kombëtarë, krahasuar kjo me flamurët e forcave politike.

Mbi 60 mijë qytetarë kanë udhëtuar nga rrethet drejt Tiranës, ndërsa pritshmëritë e opozitës për pjesëmarrjen në këtë protestë janë në rreth 150 mijë pjesëmarrës.

Protestuesit me vuvuzela dhe daulle, si dhe me pankarta në duar, kërkojnë largimin e Ramës.

Një qytetar ka zgjedhur që të mbajë një kapele me sloganin “Rama ik”, ndërsa anash saj janë vendosur flamuj të SHBA dhe Gjermanisë.

Artikulli paraprakLumë protestuesish drejt zyrës së Ramës…
Artikulli tjetërDridhet, lebetitet, tmerrohet,… Berisha zbulon ku është fshehur Rama!