“Rama ik” është thirrja e mijëra qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar ndaj qeverisë Rama duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
E ndërsa mijëra qytetarë po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ajo që bie në sy është prania e flamujve të SHBA dhe BE-së në këtë protestë, që mbizotërojnë bashkë me flamujt kombëtarë, krahasuar kjo me flamurët e forcave politike.
Mbi 60 mijë qytetarë kanë udhëtuar nga rrethet drejt Tiranës, ndërsa pritshmëritë e opozitës për pjesëmarrjen në këtë protestë janë në rreth 150 mijë pjesëmarrës.
Protestuesit me vuvuzela dhe daulle, si dhe me pankarta në duar, kërkojnë largimin e Ramës.
Një qytetar ka zgjedhur që të mbajë një kapele me sloganin “Rama ik”, ndërsa anash saj janë vendosur flamuj të SHBA dhe Gjermanisë.