Protesta e sotme e opozitës, ndryshe nga protestat e shkuara, nuk po zhvillohet përpara parlamentit apo kryeministrisë, por është shtrirë në 5 qarqet kryesore të vendit.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Milot ka marshuar me protestuesit të cilët thërrasin “Rama ik”. Ndërkohë që kreu i PD-së është në Milot, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka mbërritur në rrethrrotullimin e Plepave ne Durrës.
Bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.