Pas marshimit në qytetin e Shkodrës, kryeministri Edi Rama, ka marrë dhe një tjetër mesazh mbrëmjen e sotme në stadiumin e Elbasanit.
Të rinjtë e FRPD-së të pranishëm në stadiumin bosh të ‘Elbasan Arena’ ku është duke u luajtur sfida Shqipëri-Izrael, kanë nxjerrë banderolën ku shkruhej: ‘Rama ik!’.
Sapo ka filluar ndeshja sportadhësit kanë thirrur në kor “Rama ik”!, “Rama ik”!
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit por shkak të ngjarjeve të mëdha kriminale dhe mos reflektimit nga ana e qeverisë, në çdo cep të Shqipërisë ka patur organizime duke reguar kundër kësaj situate.