Rama Ik! Shpërthen pallati i sportit në Shkodër (Video)

Stadiumi i Shkodrës ka shpërthyer me thirrjet Rama ik, në momentin që Presidenti Meta ka zbritur në pistën e lojës në fillim të ndeshjes duke i dhuruar një tufë me lule njërit prej lojtarëve që kishte ditëlindjen. Tifozët e shumtë kanë shpërthyer me fishkëllima dhe thirrjet, “Rama Ik”.

Presidenti Ilir Meta ndodhet mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ku po ndjek sfidën mes ekipit të basketbollit të Vllaznisë dhe Tiranës ndërsa bashkë me të në shkallët e tifozërisë ndodhet edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Pak minuta më parë teksa po hynte në pallatin e sportit, Meta dha një prononcim për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për raportin paraprak të komisionit të Venecias dhe zërave se nga ana e mazhorancës ka tentativa për të dialoguar.

Meta tha se Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa nuk është çështje e saj por e drejtësisë prej 115 ditësh, ndërsa për dialogun e shmangu duke dhënë vlerësimet e tij për ekipin e Vllaznisë.

Exit mobile version