Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë fundjave në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë.
Në mbrëmje Rama do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit. Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter. Para koncertit kreu i qeverisë priti në një takim, ish presidentin francez, Nicolas Sarkozy e bashkëshorten e tij Carla Bruni.
Ndërkaq forca të shumta policia kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës, ndërsa monitorimi kryehet edhe nga ajri permes nje helikopteri.