Rama ikën nga Tirana një ditë para protestës

Këmbët e shpejta faqja e bardhë. Kryeministri Rama pritet të mos jetë të shtunën në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Top Channel mesoi se të premten dhe të shtunën kreu i Qeverisë do të transferohet në Qarkun e Beratit, në kuader ta takimeve për llogaridhënien para qytetarëve. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Qeverise si dhe konfirmohet nga burime lokale në Berat, ku institucionet vendore janë njoftuar për prezencën dhe takimet e Kryeministrit ditën e shtunë. Kjo nuk perjashton gjithsesi që Rama të ndryshojë mendje dhe të kthehet të shtunën në Tiranë, por deri mbrëmjen e sotme burimet konfirmojnë se axhenda e Kryeminiatrit parashikon aktivitete në Berat.
Sa herë PD organizon protesta në Tiranë, Rama ja mbath. Ai gjen një mijë arsye për të mos qenë në Tiranë. Një herë u fut në bunkerin e ri të kthyer në muze. Disa herë të tjera ka ikur jashtë vendit, ndërsa kësaj rradhe ka paralajmëruar se do të strehohet në Berat. Megithatë burimet saktësojnë se Rama pritet të mos jetë as në Berat sepse nuk ka siguri, por lajmi është dhënë vetëm për të humbur gjurmët.

Artikulli paraprak“Vjen ministri të shtunën, na duhen lekë, sa më shumë lekë”: Tatimorët gjoba bizneseve në Elbasan
Artikulli tjetërKur do të përshkallëzohet protesta e së shtunës