“Rama jeton me spektaklin që shpik vetë”/ Gjergji Nika: Koalicioni Euroatlantik, e vetmja forcë që ka një plan konkret për shqiptarët

Nga Gjergji Nika

Sot në Shqipëri ekzistojnë dy botë: bota e Ramës, që jeton në spektaklin që krijon vetë dhe në realitetin që shpik vetë; dhe bota e familjeve shqiptare, që përjeton çdo ditë uljen e mirëqenies, shtrenjtimin e jetesës dhe braktisjen nga qeveria.

Ne jemi e vetmja forcë politike, në fund të kësaj klase politike të vjetër 35-vjeçare, që ka një plan që prek në zemër hallet e familjeve shqiptare.
Për ne, një shtyllë solide e programit tonë qeverisës është çështja e familjes, e fëmijëve dhe e pensionistëve shqiptarë.

Për familjet e reja, që janë qeliza dhe garancia e vetme jo thjeshte vijimësisë së familjes, por edhe e vijimësisë sonë kombëtare:

Do të ketë një ndihmë prej 2 milion lekësh për fëmijën e parë dhe për fëmijën e dytë;

Për fëmijën e tretë, kjo shifër do të dhjetëfishohet, duke arritur në 20 milion lekë;

Kjo mbështetje ofrohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të jetë pika e kthesës në përtëritjen tonë kombëtare;

Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit;

Pensionet do të indeksohen me dyfishin e vlerës së inflacionit çdo vit;

Për pensionet e ulëta – ato të bukës së gojës dhe ilaçeve – do të ketë një bonus të përhershëm, periodik prej 250 mijë lekësh;

Skema e pensioneve do të forcohet, duke rritur deklarimet e sakta të pagave dhe numrin e të punësuarve.

Artikulli paraprakUjësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online kundër banorëve protestues
Artikulli tjetër“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere…”! Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg