Nga Gjergji Nika
Sot në Shqipëri ekzistojnë dy botë: bota e Ramës, që jeton në spektaklin që krijon vetë dhe në realitetin që shpik vetë; dhe bota e familjeve shqiptare, që përjeton çdo ditë uljen e mirëqenies, shtrenjtimin e jetesës dhe braktisjen nga qeveria.
Ne jemi e vetmja forcë politike, në fund të kësaj klase politike të vjetër 35-vjeçare, që ka një plan që prek në zemër hallet e familjeve shqiptare.
Për ne, një shtyllë solide e programit tonë qeverisës është çështja e familjes, e fëmijëve dhe e pensionistëve shqiptarë.
Për familjet e reja, që janë qeliza dhe garancia e vetme jo thjeshte vijimësisë së familjes, por edhe e vijimësisë sonë kombëtare:
Do të ketë një ndihmë prej 2 milion lekësh për fëmijën e parë dhe për fëmijën e dytë;
Për fëmijën e tretë, kjo shifër do të dhjetëfishohet, duke arritur në 20 milion lekë;
Kjo mbështetje ofrohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të jetë pika e kthesës në përtëritjen tonë kombëtare;
Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit;
Pensionet do të indeksohen me dyfishin e vlerës së inflacionit çdo vit;
Për pensionet e ulëta – ato të bukës së gojës dhe ilaçeve – do të ketë një bonus të përhershëm, periodik prej 250 mijë lekësh;
Skema e pensioneve do të forcohet, duke rritur deklarimet e sakta të pagave dhe numrin e të punësuarve.