Rama kërcënon mediat pse raportojnë dëmet nga tërmeti: Do të ndërhyj forcërisht për t’i mbyllur…

Ky që e quan veten kryeministër ka kërcënuar sërish mediat se do t’i mbyllë. Me një postim në Twitter, Rama thotë se nuk duhet marrë mendimi i asnjë specialisti.

Rama kujton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke kërkuar që të mos publikohen sharlatanizma delirantësh vendas apo të huaj.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtwzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama në rrjet.

ramaaa

Exit mobile version