Rama kërcënon studentët: Provojeni po të doni të bëni revolucion

Pasi u refuzua sërish nga studentët, kryemninistri Rama ka ashpërsuar gjuhën me studentët. Rama ka thënë se ai është i gatshëm për t’i dëgjuar studentët dhe nga dialogu sipas tij mes palëve lind dhe zgjidhja.
Por kryeministri ka patur edhe një paralajëmrim të ashpër ndaj tyre. Rama ka thënë se kush synon që këtë protestë, apo nëse e ka nisur që në fillim me qëllimin për ta kthyer në një “revolucion të atyre pa popull”, le ta provojnë.
Në vend se të sqaronte studentët për problemet e tyre kryeministri edhe sot e shpenzoi një pjesë të madhe të kohës televizive duke përgojuar kundërshtarët, rivalët dhe kritikët e tij. Pasi si zakonisht u tall me diplomat e universiteteve të Saliut, me Lulin, me doktoraturën shkencore të Monikës ai e zgjeroi këtë herë rrethin.
Në krye të listës u vendos ish zv /ministri që e ka tallur me keq se kush do tjetër kur dha dorëheqjen pas du javësh në karrike, Taulant Muka.

Ai e quajti larvë politike duke treguar se ka akumuluar një mllef të papërshkrueshëm me të. I dyti në radhë megjithëse në fund të fjalimit ishte Ylli Rakipi. Pasi anatemoi gjithë analistët që i akuzoi se duan ti vënë flakën Shqipërisë për tu krehur në darkë në banaqe, ai tha se kur nuk do shkelte në studion e Ylli Kadriut.
Si me spond, kot më kot, e hëngri edhe Dash Shehi, i cili u rendit me ata që mbajnë peng protestën. Pa emër me një teori konspirative u fshikullua edhe dekani i ndërtimit që vuri një pankartë që nciti protestën. Arlind Qori dhe Organizata e tij politike u stigmatizuan si njerëz që nderojnë me grusht dhe nuk lënë studentët të dialogojnë qoftë në selinë e kryeministrisë, qoftë në sallonet e pranueshme të Blendi Fevziut dhe të Eni Vasilit.
Veshtirë të kuptohet se ç’i duhej kryeministrit gjith ky përgojim i kotë kur qëllimi i tij është të kanalizojë në rrugën e dialogut protestën. Dhe pas kësaj pyetje vjen një tjetër: a është racional në veprimet që bën?

Exit mobile version