Rama kërkon të mbajë pushtetin me dhunë, merr autoblinda në Turqi

Ramën e ka zënë paniku dhe frika nga protestat dhe po merr masa për ta mbajtur pushtetin me dhunë. Dy ditë më parë SYRI.net publikoi disa pamje të disa mjeteve të blinduara që kishin mbërritur në Shqipëri. Por sot janë bërë të ditur detaje të reja në lidhje me ato autoblinda.
Burimet kanë bërë të ditur se mjetet që bëmë publike kanë ardhur nga Turqia dhe janë dhuratë nga Rexhep Taip Erdogan për Edi Ramën dhe Sandër Lleshin për të shpërndarë protestat.
Paniku dhe frika që e ka zënë Edi Ramën sidomos pas protestës së studentëve dhe protestave të tjera, ka bërë që ia të marrë masa.
E këto blinda kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë sekrete, duke u fshehur nga sytë e qytetarëve.
Siç duket Edi Rama po përgatitet për përplasje me studentët dhe qytetarët në Janarin e 2019 dhe për këtë arsye ka kërkuar mjete të blinduara.
/SYRI.net

33 2

Exit mobile version